Drejtësia

Vodhi një makinë pak orë pasi u lirua nga qelia, Gjykata e Korçës lë në burg Ardian Isufin

Gazeta Si - Ardian Isufi, i liruar pak ditë më parë falë Aministisë Penale, ku përfituan me qindra të dënuar në Shqipëri, është rikthyer sërish në burg.

Për ironi të fatit, i riu, sapo kishte lënë qelinë në burgun e Drenovës, vodhi një automjet tip "Ford" në qytetin e Korçës.

Këtë të hënë, gjykata vendosi ta lërë në masën e sigurisë “arrest në burg” Isufin, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Korçës.

Isufi u arrestua pak orë më vonë, pasi kreu vjedhjen e automjetit në një nga furgonat e linjës "Korçë - Tiranë", me të cilën kërkonte të arratisej drejt kryeqytetit.

Ai ka qenë i dënuar për vjedhje (automjetesh) dhe e vuante dënimin në burgun e Drenovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë