Futboll

Përcaktohen sot dy finalistët e Kupës, sfidë e zjarrtë mes Vllaznisë dhe Partizanit

Gazeta Si - Kupa e Shqipërisë do të njohë sot dy skuadrat finaliste të saj, pasi të zhvillohen edhe dy gjysmëfinalet e kthimit. Njëra me shumë mudësi do të jetë Laçi, që ndeshjen e parë në Durrës e ka fituar me rezultatin 1-2. Kurbinasit kanë avantazhin që në fushën e tyre u mjafton të mos humbasin, ndërsa Teuta do të bëjë gjithçka për përmbysjen, sepse Kupa mund ta çojë në Europë.

Krejtësisht e hapur është gjysmafinalja tjetër mes Vllaznisë dhe Partizanit, që zhvillohet në Shkodër, në orën 17:45. Akti i parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll në barazim, 0-0, me shkodranët që ende vazhdojnë të ‘qajnë’ golin e anuluar të Aralicës, që të gjithë më pas e konsideruan të rregullt.

Nga ndeshja e pare mes Partizanir dhe Vllaznise. Gazeta Si, 13 prill 2022

Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë që pas largimit të trajnerit Tomas Bërdariç. Në kampionat rrezikon të mbetet jashtë zonës europiane dhe Kupën e sheh si një mundësi më të mirë për të shmangur dështimin e sezonit. Me përkrahjen e tifozëve, shkodranët do të synojnë vetëm fitoren.

Edhe Partizani ka rrezikuar shumë këtë sezon. Në kampionat është ngritur disi javët e fundit, por nuk ka asgjë të sigurt, ndaj dhe Kupa ka marrë vëmendjen maksimale të të kuqve. Pritet një ndeshje shumë e zjarrtë në Shkodër, njëkohësisht edhe shumë e kujdesshme, sepse çdo gabim mund të ketë kosto të lartë për secilën nga skuadrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë