Shendet

Përballimi i verës, problemet më të zakonshme të syve të shkaktuara nga nxehtësia

Nga konjuktiviti deri te sytë e thatë, ja problemet më të zakonshme të syve të shkaktuara nga i nxehti i verës dhe si t’i zgjidhni ato

Duke pasur parasysh valën e të nxehtit në verë, ekspertët po paralajmërojnë për infeksione të mundshme të syve që mund të shkaktohen nga temperaturat e larta.

Ekipi i optikëve dhe oftalmologëve të Lentiamo, fituesit e çmimit “optika më e mirë online”, kreu një analizë të thellë të rreziqeve që lidhen me ekspozimin ndaj temperaturave të larta pa mbrojtjen e duhur dhe simptomat që duhet të mbahen nën kontroll.

Ja disa nga rreziqet më të zakonshme që lidhen me ekspozimin ndaj temperaturave të larta pa mbrojtjen e duhur dhe këshillat e dobishme se si të kujdeseni për shëndetin e syve.

Problemet më të zakonshme të syve të shkaktuara nga nxehtësia:

1. Konjuktiviti

Një infeksion ose inflamacion i membranës së hollë dhe transparente që mbulon pjesën e brendshme të qepallave dhe pjesën e bardhë të syrit. Simptomat përfshijnë skuqje të syve, lotim i syrit dhe kruajtje.

2. Inflamacion i qepallave

Një infeksion bakterial që shkakton një ënjtje të vogël në një ose të dy qepallat. Shfaqet si dhimbje, ënjtje dhe skuqje dhe është e zakonshme te fëmijët.

3. Sy të thatë

Një gjendje në të cilën lotët nuk janë në gjendje të lubrifikojnë sytë siç duhet. Në temperatura të larta, lotët mund të avullojnë shumë shpejt, duke shkaktuar skuqje dhe acarim në sy me një ndjesi djegieje.

Përveç këtyre kushteve të zakonshme, temperaturat ekstreme mund të shkaktojnë dëme më serioze. Ekspozimi i tepërt ndaj nxehtësisë mund të çojë në djegie të syve, katarakte, degjenerim makular (një shkak kryesor i verbërisë), kancer dhe pterygium (një rritje me mish në kornea).

Këshilla për shëndetin e syve gjatë verës

Për të përjetuar verën në liri, është e nevojshme të keni parasysh se ekspozimi në diell mund të jetë i rrezikshëm dhe të vepruarit në mënyrë sipërfaqësore mund të shkaktojë dëme të përhershme vërtet të pakëndshme. Megjithatë, truket e vogla mjaftojnë për të shmangur rrezikun dhe për t'u kthyer në qytet me një valixhe plot kujtime të mira!

Ja disa këshilla të thjeshta për t’u kujdesur për shëndetin e syve edhe në verë:

1. Qëndroni të hidratuar dhe ndiqni një dietë të ekuilibruar.

2. Kushtojini vëmendje higjienës së fytyrës dhe duarve.

3. Vendosni syze dielli të cilësisë së mirë, edhe nëse mbani lentet e kontaktit.

4. Sigurohuni që syzet të ofrojnë mbrojtje adekuate nga rrezet e diellit.

5. Shmangni ndarjen e peshqirëve ose kozmetikës për sytë.

6. Shmangni fërkimin ose prekjen e syve me duar të pista.

7. Nëse keni ndonjë nga simptomat ose gjendjet e mësipërme të syrit, konsultohuni menjëherë me një profesionist.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë