Politike

“Për të vrapuar duhen të dyja këmbët”, Rama: I kam marrë të gjitha nderet, s’jam në politikë për veten

Në një takim me të rinjtë, ku mbizotëronte estetika, por jo numri i vogël i tyre, Kryeministri Edi Rama tha:

“Unë nuk u futa në politikë se doja të isha politikan, por se isha në emigracion. Më futi besimi tek vetja. Hera herës njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse dhe kanë përfunduar në fund të greminës. Ajo pjesë e njerëzve që besojnë tek puna, tek vetja, tek guximi, i kanë lënë të tjerë që të delegojnë fatin e tyre. Unë kam hyrë në këtë rrugë, pikërisht që fatin tim, të familjes time, të vendit tim, mos tua delegoja të tjerëve. Sot jam këtu që t’u them shqiptarëve; mos ndaloni, mos ktheni rrugën, mos u dorëzoni. Ngjitja drejt majës ku duam të mbërrijmë është e vështirë. Unë i kam realizuar të gjitha. I kam pasur të gjitha nderet nga populli im. Unë s’jam këtu për veten, ne, Erjoni, ju të gjithë e duam Shqipërinë jo për pushtetin, kurse ata e duan për pushtetin. Po të shohësh km në makinën time është më i gjatë se sa ajo e kryeministrave të gjithë bashkë në vendin tonë për shkak të udhëtimeve të mia në të gjithë Shqipërinë”.

Ai promovoi dhe prodhimet “Made in Albania”, siç ishin dy atletet që ai mbante në duar, me logon e PS-së.

“Për të vrapuar duhen të dyja këmbët. Për mua dhe të gjithë ne, sfida e madhe është që të bashkojmë forcat e jashtëzakonshme e njerëzve të zakonshëm. Sfida jonë e madhe është jo vetëm kundër të gjithëve, por vetëm kundër atyre që janë bashkë, për të na mbajtur të përçarë.

Vetëm kundër atyre që janë bashkë për të thënë se në këtë vend gjithçka ka shkuar më keq se 8 vite më parë. Ndërkohë nëse ky vend sot është ngjitur deri në një pikë dhe ka shansin që të ngjitet shumë më lartë, kjo ka ndodhur vetëm sepse ne nuk jemi vetëm, por të bashkuar me të gjithë ata që pavarësisht përfaqësive politike dhe krahinore, kanë besim të brendshëm se jeta e tyre mund të bëhet më e mirë këtu, duke punuar, duke punuar, duke mos pritur se jeta të ndryshojë sa hap e mbyll sytë me receta çudibërëse...”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë