Media Galeri

Për të ulur zhurmën / Milano do ndalojë picat dhe akulloret pas mesnate

Një nga qytetet më të famshme italiane po mendon që të ndalojë shitjet e picave dhe akulloreve pas mesnatës.

Në përpjekje për të ulur zhurmën në qytet pas kësaj ore, Milano do të propozojë që dy nga ushqimet më të famshme italiane (dhe jo vetëm) të mos lejohen në orët e vona.

Marco Granelli, një zyrtar lokal, u shpreh: “Qëllimi është që të gjejmë një ekuilibër mes argëtimit të turistëve dhe qetësisë për banorët e qytetit”.

Banorët dhe bizneset që do të preken nga ky ndalim kanë kohë deri në maj për të bërë ankesa dhe për të sugjeruar ndryshime në ligjin e ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë