Makina

Për makinat e reja, Tesla do të përdorë bateri të vitit… 2017

Elon Musk, CEO i Tesla-s po mundohet të shesë sa më shumë makina për të mbyllur vitin ashtu siç duhet por gjatë prezantimit të disa modeleve, u vu re se automjeti i 2021 i quajtur Model 3 ka paketë baterie të vitit 2017.

Njerëzit dhe mediat e kanë quajtur këtë si një situatë të çuditshme, që është e vështirë të shpjegohet.

“Duket sikur Tesla kishte paketa të vjetra baterish që datojnë që nga viti 2017, të cilat vendosën t'i instalonin në automjetet e reja të vitit 2021”, shkruajnë mediat.

Është e vështirë të dihet pse pa e zbuluar Tesla, por prodhuesi i automjeteve nuk ka pranuar më pyetje nga shtypi.

Për më tepër, prodhuesi i automjeteve nuk duket se do e ulë çmimin e atyre automjeteve pasi çmimet vazhdojnë të jenë të larta por kjo gjithsesi është diçka që ndodh në të gjithë industrinë.

Tesla përmend tek të dhënat e makinës se paketat e baterisë janë prodhuar që në vitin 2017.

Pyetja që të gjithë po bëjnë është: Pse Tesla përdor bateri të një viti ku sapo kishte filluar koncepti i Model 3 dhe pse vendosi t'i vendoste ato në makina tani?

Ka një mungesë baterish në treg por pse nuk i kanë përdorur ato bateri deri më tani?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë