Shendet

Për herë të parë në botë pacienti rifiton shikimin me autotransplant

Një burrë nga Torino ka rikuperuar shikimin falë transplantit të kornesë i cili është i pari i këtij lloji në botë.

Kjo ndërhyrje është kryer në Itali me një pacient 83-vjeçar i cili kishte humbur shikimin në syrin e majtë prej 30 vitesh, i cili nga ana funksionale ishte i parekuperueshëm, por me sipërfaqe okulare në gjendje mjaft të mirë. Ndërkohë që prej 10 vitesh humbi shikimin në syrin e djathtë si pasojë e një patologjie të rrallë.

Dhe kështu sipërfaqja e syrit të majtë është vendosur në atë të djathtë, duke bërë që pacienti të rekuperojë shikimin dhe tashmë 2 javë pas operacionit ai është në gjendje të dallojë personat dhe objektet, të lëvizë në mënyrë autonome.

Kjo është hera e parë në botë që kryhet një ndërhyrje e tillë dhe që rezulton e suksesshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë