Politike

Për çfarë është i gatshëm të dëshmojë Erion Braçe? Dhe një thumb për Budinën

Zv-Kryeministri Erion Braçe ka publikuar një foto ku shfaqet i gjakosur gjatë votimeve të 26 majit 1996.  

Ai shkruan se është gati të dëshmojë para çdo prokurori për atë që ai e cilëson si “krim shtetëror” i atij viti.

“Në 26 MAJ 1996, në votimet e treta parlamentare, që pas rënies së diktaturës, Partia Socialiste nuk kishte asgjë.  As Presidentin, ai ishte kryetar i PD-së, as Kuvendin, as Qeverinë, as Policinë, as Ushtrinë, as Shik, as Prokurorinë, as gjykatat e shkallës së parë, të dytë, gjykatësit ishin emëruar nga një shkollë në Plepa 6 mujore për jurist, as Gjykatën e Lartë. Zef Brozin, kryegjykatësin e kishin përzënë me Shik nga Shqipëria, as Gjykatën Kushtetuese atje kishin vënë kryegjyqtar dikë që ish të përndjekurit e rrahur nga PD e shquanin si vegël të egër të ish diktaturës, nuk kishte as Kryetarin e partisë, ai kishte tre vite në një burg të mirëfilltë politik…Aaaa po, nuk kishim as TEATER, ishte bërë Bingo Ydhi; Nuk di nëse Budinat punonin aty, por e di që në atë teatër fati, të madhin Kadri Roshi e nëmnin si të majtë!”, shkruan Braçe.

Erion Brace ne zgjedhjet e vitit 1996

Sipas tij, atë vit nuk kishte zgjedhje, por votime “mbi bazë dhunë shtetërore, kriminale dhe barbare”

“Në komisione votimi, fiks pas orës 8.00 të mëngjesit, për shkak të dhunës shtetërore PS nuk kishte më asnjë anëtar, por nëpër spitale ne kishim plot të tillë deri në mesditë!

Unë jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj para çdo prokurori që do të hetojë këtë krim dhe cdo krim shtetëror mbi të drejtën për të zgjedhur e për tu zgjedhur në këtë vend!”, premton Braçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë