Bota

Pence akuzon Bidenin nga kampi i MEK: Punon me Rusinë për programin nuklear të Iranit

Gazeta Si - Në fjalën e tij në kampin e muxhahedinëve në Manzë, ish-zëvendës presidenti amerikan Mike Pence hodhi kritika të forta për qeverinë aktuale të SHBA-ve.

Pence tha se administrata e Joe Biden po bashkëpunon me Rusinë për programin nuklear.

Ish-zv president bëri thirrje që Biden të tërhiqet nga marrëveshjet bërthamore.

Ai tha se Vladimir Putin është përgjegjës për luftën në Ukrainë, ndërsa theksoi se duhet të ndërtojnë një shtet demokratik iranian.

”Ne i bëjmë thirrje administratës Biden të tërhiqet nga të gjitha negociatat nukleare me Iranin dhe të mos lejojë regjimin e tiranëve të vijojë me programet bërthamore në Iran, - theksoi republikani amerikan. - Populli amerikan është shumë i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë. Shpresa jonë është një element inkurajimi. Pas errësirës vjen drita. Regjimi në Iran nuk ka qenë kurrë më i dobët se sot dhe po e mban pushtetin me dhunë. Bashkohem me vuajtjet tuaja dhe udhëheqësi aktual i Iranit duhet të procedohet për krimet dhe genocidin e kryer në Iran”.

Pence tha se është frymëzuar sot nga rezistenca iraniane që po forcohet.

”Flaka e lirisë sot po flakëron si kurrë më parë. Kur erdha sot këtu ne i dëshmuan botës se nuk jemi dakord me status quo në Iran dhe ka një alternativë për ta ndryshuar këtë. Ju jeni një shpresë për popullin tuaj. Maryam Rajavi është e ardhmja e Iranit për themelimin e një republike demokratike. A do populli i Iranit të zëvendësojë një tiran me një shah kokë për kokë?!”.

Ai tha se Amerika është shtëpia kryesore e diasporës së Iranit dhe gjithnjë do të jetë pasi ShBA është dhe do të mbetet gjithnjë toka e lirisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë