Politike

Mike Pence në Shqipëri, ish-zv/presidenti amerikan viziton kampin ‘ASHRAF 3’ në Manzë

Gazeta Si - Ish-nënpresidenti i SHBA-ve, Mike Pence ka mbërritur në Shqipëri pasditen e të premtes.

Ai ka vizituar disidentët iranianë në Manzë të Durrësit ddhe ka takuar të përndjekurit e regjimit në Teheran.

Ai tregoi mbështetje për iranianët të strehuar në kampin Ashraf në Manzë të Durrësit. Pence tha se Amerika është shtëpia e iranianëve.

“Kam udhëtuar mijëra milje për të qenë sot këtu pasi ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të Iranit. Ne ndajmë një parim për një Iran të lirë dhe demokraci të qëndrueshme. Dua të falënderoj të gjithë. Shumica prej jush keni kaluar situata shumë të vështirë. Ju falënderoj për qëndrueshmërinë në emër të lirisë. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë", - tha ai në fillim të fjalimit të tij.

Sapo ka mbërritur ai është takuar edhe me Presidenten e sapozgjedhur të NCRI Maryam Rajavi dhe me anëtarë të të rezidencës iraniane.

Pence vizitoi selinë e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një grup përfaqësues për grupet disidente që kundërshtojnë regjimin dhe që gjetën një mbështetje nga një numër zyrtarësh të epokës Trump, duke përfshirë ish-Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

"E di brenda zemrës time që shumica duke qenë përvoja ime që kam shërbyer, shumë amerikanë kanë familjarët e tyre. 1.5 milion amerikanë kanë lindur në Iran, vijoi Pence.- Shqipëria është shtëpia e diasporës së Iranit. Populli i Iranit ka një vend të veçantë në zemrën time. Zemra e Amerikës është liria dhe ne nuk duhet të jemi kurrë të heshtur. Duke i dhënë një zë ne nënshkruam një rezolutë për të mbështetur protestuesit kurajozë të Iranit”, u shpreh Pence.

Ai kishte folur në një ngjarje të NCRI vitin e kaluar kur kishte paralajmëruar për rreziqet e dobësisë nga Perëndimi ndaj Teheranit.

Mësohet se Pence është pritur nga shumë politikanë shqiptarë të të gjitha kaheve politike, si Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Belind Këlliçi, Mimi Kodheli, Bujar Leskaj, e shumë deputetë të tjerë të të tre forcave politike.

Axhenda e Pence nuk është bërë publike për arsye sigurie, por pritet që gjatë vizitës së tij të ketë dhe takime të tjera të nivelit politik.

Kjo është vizita e parë e Mike Pence në Shqipëri, por jo në Ballkan, pasi në vitin 2017 gjatë kohës që ishte zëvendëspresident, ai ka vizituar kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë