Ka ndodhur

Peleshi: Shqipëria, e gatshme të ndihmojë Greqinë për shuarjen e zjarreve  

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mund të nevojitet Greqinë, në përballje me situatën e zjarreve.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Peleshi komentoi rrëzimin e avionit “Canadair” grek, në ishullin e Evias.

Ministri tha se “është tragjike humbja e jetës së dy pilotëve që po ndihmonin në shuarjen e zjarreve”.

“Solidarizohemi me Greqinë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo mënyrë që mund të nevojitet. Të jemi në krah të tyre në këto ditë të vështira është një detyrë humane dhe morale”, tha Peleshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë