Sociale

Pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndout, Bashkia Kurbin u druhet grumbullimeve

Duke parë numrin e lartë të të infektuarve në tre ditët e fundit, Bashkia Kurbin në bashkëpunim edhe me institucione të tjera vendore ka përgatitur një plan të detajuar masash për pritjen e një fluksi të madh pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndout me rastin e festës së 13 qershorit.

“Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Shërbimi Shëndetësor Vendor, Zjarrfikësja etj., do të funksionojnë me shërbime të përforcuara përgjatë periudhës 12-13 Qershor me qëllim përballimin e numrit të madh të pelegrinëve që priten në këto dy ditë”, thuhet në njoftimin për mediat.

Në këto ditë është e ndaluar kategorikisht transporti publik me mjete si autobusë apo furgonë drejt Kishës së Shën Ndout dhe lëvizja do të bëhet vetëm me automjete private ose në këmbë.

Ndër të tjera, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit u bën thirrje të gjithëve, banorëve të Kurbinit dhe pelegrinëve të shumtë që vijnë nga vende të tjera, për respektim rigoroz të distancimit fizik dhe përdorimin e maskave/dorezave apo dezinfektantëve pasi një ditë pelegrinazhi dhe lutjesh mund të kthehet në një vatër infektimi.

Gjithashtu, vihet theksi te ruajtja e higjienës personale por edhe mosndotja e mjediseve publike me ambalazhe e mbetje të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë