Kosova

PDK, thirrje Ramës: Hapni qëndra vaksinimi për shqiptarët e Kosovës në Kukës

Pavarësisht se qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë për vaksinimit e grupeve priorirare si mësuesit, duke thënë se nuk mund të pranojë doza ruse ose kineze, opozita në Kosovë po mban një qëndrim tjetër.

Partisë Demokratike të Kosovës i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të hapë qendra vaksinimi për qytetarët e Kosovës, e cila po përballet me një rritje të shpejtë të rasteve me Covid-19.

Reagim i fundit ishte ai deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili thotë se duke marrë parasysh gjendjen e rëndë të pandemisë në Kosovë, Shqipëria duhet të hapë qendra vaksinimi në Kukës për të gjithë shqiptarët e vendit fqinj.

“Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë. Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtoreve shëndetësorë̈ të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish”, shprehet ai,.

Duke u ndalur tek refuzimi i vaksinave ruse dhe kineze nga qeveria e Kosovës, Haliti thotë së qytetarët duhet të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit në Shqipëri.

Disa ditë më parë, kryeministri Rama tregoi një mesazh që i kishte ardhur nga kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ku i kërkonte ndihmë për vaksinimin e mësuesve siç ishte vepruar me rastin e mjekëve.
Por, të martën Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë deklaruar se nuk do të pranojnë që vaksinimit i mësuesve të kryhet me vaksina të ardhura nga Kina. Sami Uka, këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë tha se vendimi është politik për shkak se vaksina “Sinovac” nuk është njohur nga Agjencia Evropiane e Barnave.
“Nuk jemi në pozitën që t’i lejojmë vetes që të admirojmë vaksina që nuk janë të lejuara dhe certifikuara nga BE. Jam mjek dhe konsideroj se shëndeti duhet të jetë përparësi por megjithatë është politika që vendos në raste të tilla”, tha ai. Nuk e kemi luksin që të refuzojmë vaksinën por bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme së bashku me partnerët dhe institucionet që të sigurojmë doza të “AstraZenca”, “Pfizer” dhe “Moderna”.
Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë theksoi se Kosova po punon për të siguruar vaksina që janë të certifikuara nga BE dhe deri atëherë do të përpiqet që të frenojë përhapjen e pandemisë me masa kufizuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë