Politike

PD: Rama dështoi me krimin, siguria publike prioriteti ynë

Partia Demokratike reagoi të mërkurën për atentatin me eksploziv në një nga lagjet me të populluara të Tiranës një ditë më parë.

“Goditja mafioze, e përjetuar nga shumë qytetarë si një sulm terrorist në një nga qendrat më të populluara të Tiranës, është pasojë e politikës së Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

 Një politikë e tillë ka lënë krimin të lirë të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë, duke bërë viktima të luftës së tyre edhe fëmijët, siç ndodhi mbrëmë në aktin mafioz-terrorist në Tiranë.

 Politika “hëngshin kokat e veta” e ka burimin tek pakti i Edi Ramës me krimin, i cili është burimi i pasigurisë së qytëtarëve.

 Kryeministri në ikje ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë, sepse ai erdhi dhe qëndroi në pushtet, duke patur ortak krimin dhe bandat. Prioriteti i tij është të mbrojë dhe të pasurojë kriminelët që i mbajnë në këmbë pushtetin dhe jo të mbrojë qytetarët shqiptarë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi .

Sipas tij,fFjalët ligj, rend, siguri nuk kanë asnjë lidhje me këtë qeveri. “Ajo ka dështuar në zbulimin e të gjitha vrasjeve të bujshme dhe nuk ka çuar para drejtësisë qoftë edhe vetëm 1 bos të trafikut të drogës.

 Kjo qeveri nuk ka më asnjë ofertë të mirë për qytetarët.

 Qytetarët e refuzojnë politikën e Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

Në këtë gjendje të vështirë ekonomike, sociale, psikologjike dhe politike qytetarët kanë nevojë për një qeveri që nuk flirton me krimin, nuk është në ortakëri me trafikantët e drogës, nuk mbahet peng nga paratë e pista të krimit të organizuar.

 Qeveria e PD, e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, do të ketë rendin dhe sigurinë publike prioritet kryesor të saj. Kush është për burg, do të shkojë në burg! Ligji nuk do të tregojë mëshirë për askënd që cënon jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve!”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë