Politike

PD ngre pyetjen: A kemi rezerva tamponesh në vend?

A është siguruar reservë tamponesh zonja ministre Shëndetësisë? Kjo është pyetja që drejton Bardh Spahia në emër të PD-së, përmes një postimi në Facebook.

“Sipas një denoncimi që vjen nga Spitali i Shkodrës, një pacient me shenja klinike kërkon të testohet, por i thuhet se nuk ka tamponë!!! Raste të ngjashme janë denoncuar edhe nga ata që kontaktojnë numrin e urgjencës dhe u mohohet testimi edhe pse me shenja të qarta klinike, e të mendosh që Italia fqinje bën 50 mijë teste në ditë. Vetëm në Shqipëri testet janë instrumenti më pak i përdorur, edhe pse kemi një situatë të dalë jashtë kontrollit tashmë, si në qendrat spitalore ashtu edhe në institucionet publike.

Eshtë jetike për të gjithë që të shtohet kujdesi! Ama shteti duhet të bëjë detyrën e tij, të kryejë sa më shumë testime, e sidomos t’u përgjigjet personelit shëndetësor e qytetarëve, që kanë nevojë për tamponë!”, shkruan Spahia.

 Sipas tij, detyra parësore e ministres është këputja e zinxhirit të infektimit në qendrat spitalore.

“Eshtë skandaloze në këtë situatë, kur shifrat e të infektuarve e viktimave janë në rritje, të thuhet se nuk ka tamponë!!! Ky quhet dështim për të siguruar jetët e qytetarëve zonja ministre dhe nuk e mbuloni dot duke luajtur policësh! Eshtë papërgjegjëshmëri të mos bësh punën për të cilën paguhesh, sidomos kur situata të ka dalë jashtë kontrollit!!!”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë