Politike

PD e Bashës kallëzon në SPAK kullën pas TKOB: Aferë korruptive

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion projektin e kullës që pritet të ndërtohet në vend të parku, pas TKOB-së.

Anëtarja e PD-në Këshillit Bashkiak të Tiranës, Enriketa Papa, ka dorëzuar këtë të martë dosjen në SPAK, ndërsa për mediat tha se ky Partia Demokratike do të denoncojë të gjitha aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarëve.

“Denoncojmë korrupsionin dhe ky është hapi i parë që ne bëjmë për të denoncuar dhe treguar dëshminë e angazhimeve dhe luftës së vazhdueshme të PD për aferat korruptive që bëhen në kurriz të qytetarë. Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare” tha Papa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë