Politike

PD, Alibeaj: Në kulm të krizës, qeveria tender 411 mln lekë për zyra e luks

Partia Demokratike, nëpërmjet ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, akuzoi qeverinë se edhe në këtë kohë krize nuk po ndalet për kryerjen e tenderave për rregullim të zyrave.

"Në kulmin e krizës ekonomike, ku mijëra qytetarë janë sot në pamundësi për të siguruar ushqimin e femijëve, Edi Rama planifikon të japë 400 milion lekë për zyra. Tenderi 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës është unik sot në Europë. Spitalet tani nuk kanë nevojë për kulltuqe të rehatshëm. Mjekët duan së pari të mbrohen vetë dhe të kenë mundësi të gjurmojnë virusin, që sëmundja të mos kapet në momentet e fundit dhe numri i atyre që humbin jetën të mos rritet", theksoi Alibeaj.

Për PD-në prioriteti numër një i buxhetit të shtetit duhet të jetë shëndetësia, pajisja e mjekëve me mjete mbrojtëse. Ai kërkon që qeveria të anulojë menjëherë një tender të tillë si dhe gjithë ato prokurime dhe transfertat e thesarit që nuk adresojnë pasojat e koronavirusit.

"Buxheti ka para, por ato po përdoren  për kolltuqe zyrash, për betonin e klinetëve të qeverisë dhe për koncesionet e miqve okigarkë të të Edi Ramës, jo për qytetarët dhe biznesin, që sot janë në ditën më të zezë", theksoi Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë