Politike

PD: 120 mln euro nga buxheti i shtetit për të blerë zgjedhjet

Partia Demokratike akuzon se Qeveria ka shpenzuar mbi 120 mln euro nga buxheti i shtetit për të blerë zgjedhjet më 25 prill.

“Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin”, deklaroi ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Tabaku thotë se paratë janë përdorur në kundërshtim me ligjin.

“Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve. Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për t’i blerë më lehtësisht”, thotë ajo.

Sipas PD, në Tiranë, Vorë, Shijak, Durrës dhe Kamëz ka një rritje me 500 për qind të pagesave të kryera nga buxheti i shtetit gjatë fushatës elektorale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë