Futboll

Paulo Dibala i shkel syrin Milanit, por paga e lartë e shtyn drejt Premier Ligës

Gazeta Si - Paulo Dibala nuk rinovoi dhe në qershor do t’i japë lamtumirën Juventusit. Tani pyetja është se për cilën skuadër do të luajë argjentinasi sezonin e ardhshëm. Ai mund të qëndrojë në Itali, por më shumë mundësi ka që të ndërrojë kampionat, duke ditur pretendimet e larta financiare që ka.

Zërat e fundit flasin për një kalim të mundshëm të Dibalës te Milani, megjithatë më shumë duket një dëshirë e vetë lojtarit se një pistë konkrete. Jo se Milanit nuk i intereson sulmuesi argjentinas, aq më tepër që ai e njeh shumë mirë Serinë A, por klubi kuqezi nuk mund t’ia plotësojë kërkesat e larta financiare.

Paulo Dibala, sulmuesi argjentinas. Gazeta Si, 7 prill 2022

Në këtë situatë, e ardhmja e Dibalës duket më shumë e lidhur me Premier Ligën. Arsenali dhe Njukasëlli janë deri tani dy klubet që kanë shfaqur interesimin për të firmosur me këtë futbollist. Klubet angleze janë në gjendje ekonomike të përballojnë kostot financiare të një operacioni të tillë.

Pista e Barcelonës, e diskutuar më shumë kohët e fundit, ra poshtë. Trajneri Ksavi Hernandez u shpreh se Dibala është një lojtar i mbivlerësuar dhe se nuk i bën punë Barcelonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë