Kombetarja

Patrioti Mirlind Daku: Jam djalë nga Kosova, më ka thirr atdheu!

Gazeta Si – Fitorja me Çekinë në ‘Air Albania’ është pasuar me postime të shumta në rrjetet sociale nga futbollistët e Kombëtares, kryesisht me foto nga ndeshja e fundit dhe atmosfera në stadium. Disa prej tyre kanë shkruar edhe ndonjë status për fitoren e madhe.

Mirlind Daku, edhe këtë herë protagonist pas futjes në fushë në pjesën e dytë, ka postuar një foto, ku ai shfaqet me flamurin kuqezi në fushën e stadiumit ‘Air Albania’. ‘Jam djalë nga Kosova, më ka thirr atdheu”, - shkruan sulmuesi kuqezi në krah të fotos.

Daku duket se është pak patriot më shumë se të tjerët. Ai mori vëmendje me tatuazhin ‘Katana’ në shpinë, kushtuar heroit Agim Ramadani. Po ashtu, ai ftoi gruan e tij për të ndjekur ndeshjen me Çekinë dhe para saj i dhuroi fanellën e Kombëtares me autograf.

Sulmuesi ka shënuar një gol në ndeshjen me Poloninë, ndërsa ndaj Çekisë dha një asist për Seferin. Në të dy rastet është futur në fushë në pjesën e dytë, por me atë që ka treguar, duket se i ka bindur të gjithë se Shqipëria ka gjetur sulmuesin e së ardhmes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë