Kosova

Patriarku serb predikon paqe me shqiptarët: Mund të jemi fqinj të mirë

Patriarku Porfirije, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, tha të hënën ishte e mundur që herët a vonë të gjendej një zgjidhje për bashkëjetesën midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve.

"Ne nuk duhet të jetojmë si vëllezër e motra, por mund të jemi fqinj të mirë", - u shpreh ai për Radion Shtetërore të Beogradit.

Porfirije, shtoi se nëse Kosova do të shikohej vetëm si një territor ose një mit, mund të flitej për humbësit ose fituesit për një kohë të shkurtër ose të përjetshme.

Por, ai theksoi, se nëse Kosova do të shikohej nga perspektiva e saj, do të dukej si një premtim dhe identitet.

“Tani për tani, është e vështirë për njerëzit tanë dhe murgjit në Kosovë, por unë jam thellësisht i bindur se herët a vonë, do të gjendet një mundësi për bashkëjetesë midis serbëve dhe shqiptarëve," tha Patriarku. Ai shtoi se serbët dhe shqiptarët e zakonshëm kishin jetuar së bashku me shekuj.

Deklarata paqeje nga Porfirije, ndryshe nga paraardhësi i tij, Irinej, i cili humbi jetën në nëntorin e shkuar nga koronavirusi në moshën 90-vjeçare

Ish-kreu i Kishës Ortodokse Serbe, shpesh nxiste dhunë mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke e cilësuar këtë të fundit “zemrën e Serbisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë