Sociale

Patenta në dorë pas provimit!

Dretoria e Përgjithshme e SHërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se kartonat, dublikat, rinovimet apo hera e parë që pas marrjes së provimit do mund të tërhiqen menjëhreë pas gjysmë ore.

Gjithë kjo pa tarifë shtesë.

Të gjithë ata që zotërojnë një leje drejtimi dhe janë familjar me peripecitë e bërjes së dokumentaciont, e kujtojnë mirë 15 ditshin në pritje të kartonit.

Sipas DPSHTRR, duke nisur nga 15 gushti, pritja do të reduktohet në vetëm 30 minuta, pas marrjes së së provimit në rastin e marrjes së patentës për herën e parë.
Risia do të nisë me kryeqytetin, pasi Tirana lëshon rreth 50 % të numrit total të patentave. Mandej do të vijojë edhe në qytetet e tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë