Ngjarje

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Nga Gazeta Si- Gjykata Administrative ka rrëzuar sot vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që i kërkonte pastorit të njohur Akil Pano të heshtte ndaj agjendës se komunitetit LGBT që kërkon zëvendësimin e prindërve me termin Prindi 1 dhe Prindi 2.

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Avokati Altin Goxhaj ka njoftuar se në gjyqin e sotëm është rrezuar vendimi i Komisionerit se Pano ka nisur një fushatë keqinformimi të mbushur me gjuhë urrejtjeje ndaj komunitetit LGBTI+, duke përdorur median, rrjetet sociale dhe mbështetjen e ndjekësve të tij. Përkatësisht bëhet fjalë për iniciativën e komunitetit LGBT që fjalët “nënë” dhe “baba” të zëvendësohen me termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”.

LEXO EDHE:
'Prind 1' dhe 'Prindi 2' në kopshtet e Tiranës. Bashkia: Nuk e kemi shpërndarë ne, formulari ynë është ndryshe

Një ndër personat që ishte angazhuar më fortë publikisht kundër kësaj nisme ishte dhe pastori Akil Pano. Ai u denoncua nga komuniteti LGBT tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi që i dha të drejtë komunitetit LGBT dhe detyronte Pastorin Pano të mos ndikonte në nismë.

Sot Gjykata Administrative e ka konsideruar të paligjshëm vendimin për pastorit, duke rrëzuar vendimin e Komisionerit.

“Fitore e Madhe e Familjes, fitore e Babit dhe Mamit kundër Prindit 1 dhe Prindit 2 të Axhendës LGBQ. Sot Gjykata Administrative rrëzoi Vendimin e Komisionerit të Diskriminimit LGBQ që i kërkonte Pastorit Akil Pano të heshtte ndaj Axhendës LGBQ që kërkonte të zëvendësonte Babin dhe Mamin me Prindin 1 dhe Prindin 2”, shkruan Goxhaj në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë