Nga fitorja e Shqipërisë kundër Islandës 4-2 mund të nxirren shumë aspekte pozitive. Duke filluar nga grinta, dëshira për fitore dhe organizimi në këtë ndeshje ishin gati perfekt duke prodhuar edhe një rezultat që rrallë herë shikohet nga Kombëtarja kuqezi. Por edhe në aspektin individual janë disa lojtarë që u dalluan në këtë ndeshje.
Kapiteni Hysaj, mesfushorët Bare e Gjasula si dhe sulmuesit Cikalleshi me Manaj ishin mes më të mirëve të kësaj ndeshje. Pikërisht te ky i fundit, Reji Manaj është ndalur edhe Uefa për t’i dhënë çmimin simbolik “aftësia e ditës”.
Manaj e ka marrë këtë vlerësim nga Uefa për shkak të asistimit brilant që dha në momentin e shënimit të golit të dytë nga Hysaj. Pas një inkursioni personal të shkodranit, sulmuesi 22-vjeçar shpiku një pasim me thembër që nxori mbrojtësi të vetëm para portës.
Por përtej këtij pasimi, në tërësi paraqitja e Rei Manajt në këtë ndeshje ishte e një niveli shumë të lartë. Kjo ishte ndeshja më e mirë e lushnjarit me fanellën kuqezi. Është vetëm 22 vjeç dhe të gjithë shpresojnë që ky të tjerë vetëm fillimi i një karriere të madh për të, fundja cilësitë nuk i mungojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.