Nga Gazeta ‘Si’ – Kalimi i një fronti të ngrohtë atmosferik nga Jugperëndimi i Europës drejt Ballkanit, ka sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të vranësirave, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu, më të theksuara në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit ndërsa jugu paraqiten vetëm me momente me pika shiu.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore 3°C deri në 20°C, vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.