Moti

Pasdite fillojnë reshjet, fundjava mbetet në temperaturat 26 gradë

Dita e premte mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave në pjesën e parë të ditës por pjesa e dytë do të zhvillojë vranësira duke bërë që të kemi reshje shiu si fillim në zonat veri perëndimore dhe më pas parashikohet që reshjet e shiut të përfshijnë një pjesë të mirë të territorit shqiptar, përfshirë edhe kryeqytetin.

Për sa i përket orëve të para të mëngjesit të ditës së shtunë, mbetemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në një pjesë të mirë të territorit.

E shtuna do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të pakta të shiut.

Sa i përket temperaturave, e shtuna do të sjellë një rënie të lehtë ndërsa të dielën pritet të rriten sërish.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, maksimumet gjatë ditës së sotme parashikohen të ngjiten rreth vlerës 26 gradë celcius, dita e shtunë do të sjellë rënie me një gradë por sërish do të rriten gjatë ditës së diel, duke bërë që maksimumet të regjistrojnë vlerën edhe 26 gradë në ultësirën perëndimore, ndërsa vlerat minimale në qytetet e zonave malore do të jenë rreth 7 gradë. Parametri i erës gjatë të premtes do të jetë problematik pasi do të jetë me shpejtësi edhe në 65 km/orë në det të hapur por në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka rënie të intensitetit të erës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë