Kombetarja

Pasaportat diplomatike të kuqezinjve, De Biazi: S’e kuptoj pse e duan, skadon në 2026-ën

Futbollistëve dhe stafit që çuan Shqipërinë në Europian në vitin 2016, duke shënuar një sukses historik, u është kërkuar të kthejnë pasaportat diplomatike që morën në atë kohë. Çështja kë sjellë shumë reagime dhe diskutime, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se është bërë “shumë zhurmë për asgjë”, pasi pasaportave u ka përfunduar afati.

Në anën tjetër, nga shumë prej lojtarëve është bërë me dije se pasaportat diplomatike janë të vlefshme deri në 2026-ën. Për këtë çështje ka folur edhe ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi.

De Biazi dhe Rama. Gazeta Si, 2 prill 2021

“Nuk kam pasur asnjë komunikim zyrtar. Pasaporta ime skadon në 2026-ën dhe nuk besoj të kem problem. Nuk e kuptoj përse duan që ta dorëzoj, por nëse duan t’ua kthej, për mua nuk ka asnjë problem, sepse vazhdoj me pasaportën time normale. Shpresoj që ky njoftim të mos jetë i vërtetë, sepse do të jetë autogol.

Jam një qytetar normal si gjithë të tjerët. Dua të them se momenti kur ma dhanë, më lumturoi. Është shumë e thjeshtë, nëse unë të dhuroj diçka, nesër nuk do të vij të ta kërkoj se ndryshuan kushtet apo atmosfera. Pasaporta skadon në 2026-ën. Nuk e kuptoj përse e duan, gjithsesi nuk dua të krijoj incidente diplomatike”, - ka thënë De Biazi për ABC.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë