Menaxhim

Pas urdhër arresteve të Prokurorisë, BSH revokon licencat e dy shoqërive të mikrokredive: Nuk plotësojnë kriterin etik

Nga Gazeta 'SI' - Banka e Shqipërisë ka revokuar përfundimisht licencën e Micro Credit Albania dhe Final, dy kompanitë e përfshirë në një skeme gjigande të mashtrimit financiar.

Me kërkesë të Prokurorisë që lëshoi urdhër arrestet për drejtuesit e këtyre shoqërive, BSH gjykon se ata nuk plotësojnë më as kriterin etik për të pasur një licencë.

 “Vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë bazohet në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar. Në rastet e sipërcituara, për ortakët e të dy shoqërive që u është revokuar licenca, me kërkesën e Prokurorisë është vendosur masa e arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, dhe jemi në kushtet kur” njofton Banka e Shqipërisë.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë njofton se po adreson kuadrin ligjor dhe rregullativ lidhur me administrimin në vijimësi të portofolit të klientëve të shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

Banka e Shqipërisë bën me dije se do të dalë me një njoftim të dytë për të dhënë sqarime të plota për të gjithë klientët e interesuar se si do të trajtohen në vijimësi portofolet e kredive të këtyre dy subjekteve.

Gjatë raportimit të tij në komisionin e Ekonomisë, Guvernatori Gent Sejko tha pak ditë më parë se ai dhe BSH nuk ishin në dijeni të mashtrimit financiar dhe se për këtë duhet të reagojë Prokuroria e jo banka. Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës lëshoi 9 urdhër arreste për të përfshirët në këtë skemë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë