Kosova

Pas takimit me QUINT-in, Kurti paralajmëron seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të shtunën

Kryeministri Albin Kurti ka folur shkurt për mediat pas takimin me ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Ai tha se tri institucionet kyçe të shtetit do të dalin me komunikatë të përbashkët gjatë ditës, duke mos dhënë detaje më shumë dhe paralajmëroi seancë të jashtëzakonshme të shtunën(14 janar).

“Në takim ishim të pranishëm presidentja, kryekuvendari, unë dhe dy zëvendëskryeministrat. Pas takimit të tri institucionet do të dalim me komunikatë të përbashkët për shtyp.

Unë po shkoj në kryeministri që ta përgatis thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër në orën 14:00,”-tha ai.

Një takim i tillë ka ardhur pas një komunikate të përbashkët të QUINT-it në të cilën kanë kërkuar që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë bazuar në praktikat e votimit të mëhershme.

Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar organizimin e referendumit të Serbisë, derisa kanë theksuar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë