Treg

Pas rritjes së naftës nga lufta në Izrael, një dëmtim në tubacionet e Finlandës shtrenjton gazin. 30% në pak ditë

Një incident në gazsjellësin finlandez që shtrihet në detin Baltik, po kërcënon përsëri tregun e gazit në Europë.

Një dëmtim, që sipas qeverisë së Finlandës ‘duhen muaj për ta riparuar’ mund të çojë në mungesë të gazit të lëngshëm për vendet e Europës. Sipas qeverisë së Helsinkit, autoritetet kanë gjetur pikën e dëmtuar në tubacionin e gazit Baltic Connector. Dëmi u zbulua natën e 8 tetorit. Për këtë sulm akuzohet Rusia.

Dëmi në strukturë është ndjerë direkt në bursën holandeze të gazit, ku çmimi u rrit me 30% brenda 3 ditëve duke arritur 50euro/MWh.

Paralelisht, lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Gazas, po ushtron tjetër presion mbi çmimet e naftës në botë, e cila po qëndron në 88 dollarë për fuçi.

E njëjta situatë ndodhi vitin e shkuar me gjigandin rus NordStream, por tregjet dhe e gjithë Europa ndjenë një goditje shumë më të fortë. Gjithsesi kërcënimi mbetet i lartë në afërsi të sezonit dimëror.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë