Moti

Pas një jave shi, dita nis me diell

Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët dhe prani të vranësirave në zonat malore. Në orët e ardhshme moti do të mbetet me diell përgjatë zonës perëndimore, ndërsa në lindje  gjatë mesditës do të ketë reshje të izoluara.

Meterologja e Gazetës "Si" ka shpjeguar se temperaturat pësuan rënie në mëngjes. Në zonat malore 8-20 gradë celsius.

Në zonat e ulëta 12-25 gradë celsius.

Në zonat bregdetare 17-24 gradë celsius. Dita e enjte do të mbetet me mot relativisht të qëndrueshëm, pra me altrenime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, ku nuk do të mungojnë reshje të izoluara shiu në relievet malore. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë në mesditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë