Ngjarje

Pas kontrolleve në shtëpi, Ilir Proda merret në pyetje në SPAK

Pas kontrolleve në banesën e tij dhe atij personal me urdhër nga GJKKO, ish-kryepolici Ilir Proda është paraqitur në SPAK.

Mësohet se Proda është marrë në pyetje për operacionin me urdhër të SPAK, ku emri i tij ka dalë pas materialeve që janë sekuestruar nga celularët në zyrën e Ergys Agasit.

Pas daljes nga SPAK, Proda është filmuar duke pirë cigare.

Përveç Ilir Prodës, po kontrollohen edhe persona të tjerë, përfshirë zyrtarë të Policisë dhe SHISH-it. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura.

Agasi u arrestua disa javë më parë për dosjen lidhur me abuzimet e tenderave, pas 8 muajve në arrati.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë