Para

Pas falimentimit të bankave në SHBA kriptomonedhat po ‘shkojnë’ në Zvicër

Pas kolapsit të dy bankave amerikane që pranonin kriptomonedha, industria po has vështirësi në gjetjen e bankave të tjera.

Disa nga kompanitë e kriptove, po i drejtohen bankave zvicerane, disa nga të cilat kanë qenë “miqësore” me monedhat digjitale dhe u kanë dërguar atyre mijëra kërkesa për shërbime bankare.

Tipikisht, industria e kriptove e ka të vështirë të aksesojë bankat, të cilat nuk merren me asgjë që nuk kanë një rregullator të qartë. Kjo përfshin firmat e kriptomonedhave dhe të blockchain.

"Ne jemi përmbytur me kërkesa," -tha një këshilltar në një bankë private zvicerane, i cili preferoi të mbetet anonim për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes. Këshilltari tha të hënën pas mbylljes së Silvergate dhe Signature Bank këtë muaj, huadhënësi privat kishte më shumë kërkesa brenda një dite të vetme se kurrë më parë.

"Kjo është çudi," tha këshilltari.

Kërkimet kanë ardhur pavarësisht trazirave në sektorin bankar zviceran pasi Credit Suisse u fut në prag falimentimi dhe u ble përfundimisht nga UBS në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga rregullatori për të frenuar përhapjen e huadhënësve të tjerë. Episodi ka vënë në dyshim reputacionin e Zvicrës si një qendër e qëndrueshme financiare, por nuk i ka penguar kompanitë e kriptove.

Këshilltari tha se “problemi është ende aty”, për sa i përket firmave të kriptos që ende kanë nevojë për shërbime bankare, duke shtuar se njerëzit e shohin incidentin e Credit Suisse si një "rrezik fatkeq".

Dominic Castley, kreu i marketingut në Sygnum, një nga bankat më të mëdha në Zvicër, që ka fokus shërbimet në kompanitë që merre me asetet digjitale tha se ka parë një fluks hyrjesh.

“Gjatë javëve të shkuara, ndërsa industria bankare po luhatej, ne kemi parë një rritje të konsiderueshme të kërkesave për hyrje nga vende të ndryshme ndërkombëtare, "tha Castley, duke shtuar se vendndodhja e Sygnum si në Zvicër ashtu edhe në Singapor është tërheqëse për kompanitë..

Sygnum ka një licencë bankare zvicerane dhe një licencë për shërbimet e tregjeve të kapitalit në Singapor, duke e listuar atë brenda rregullatorëve.

Një këshilltar me bazë në Zvicër i kompanive të teknologjisë financiare, i cili gjithashtu preferoi të mbetej anonim për shkak të ndjeshmërisë së situatës, tha se ka pasur "shumë më shumë hyrje nga klientët amerikanë" në bankat zvicerane.

Një ekzekutiv në një firmë tregtare europiane, ndërkohë, tha se kompania e tyre kishte parë "entitete jo të bazuara në Europë" që bënin pyetje për marrëdhënie të reja bankare. Ekzekutivi, i cili dëshironte të mbetej anonim për shkak të natyrës së ndjeshme të temës, tha se këto firma përfshijnë fonde mbrojtëse të fokusuara në kripto dhe firma të kapitalit sipërmarrës.

Castley tha se interesi vjen "kryesisht nga investitorët, menaxherët e aseteve dhe projektet blockchain që kërkojnë të diversifikojnë investimet e tyre kripto me një partner të besuar zviceran si Sygnum Bank".

Huadhënësi tjetër i madh i Zvicrës që merret me industrinë e aseteve digjitale - SEBA Bank - nuk iu përgjigj një kërkese për koment kur u kontaktua nga CNBC.

Qëndrimi kripto-miqësor i Zvicrës

Një pjesë e arsyes pse kompanitë po kërkojnë bankat zvicerane është rregullorja e vendit, e cila mirëpret firmat e kriptomonedhave që kanë nevojë për një mjedis të qëndrueshëm operimi.

Vendi ka krijuar atë që vendasit e quajnë "Crypto Valley" në rajonin e Zug, pak jashtë kryeqytetit zviceran Cyrih, ku kompanitë fillestare dhe më shumë firma të themeluara të monedhës digjitale kanë krijuar dyqane.

Në vitin 2021, qeveria prezantoi një rregullore për kompanitë që përdorin të ashtuquajturën "teknologji e regjistrit elektronik të shpërndarë" ose blockchain, e cila filloi me kriptomonedhën Bitcoin, por që atëherë ka evoluar.

Thierry Arys Ruiz, CEO i firmës së blockchain me bazë në Zvicër AgAu.io, tha se Zvicra është "më e qëndrueshme" dhe ka "më shumë siguri për rregullat".

Këshilltari anonim në bankën private zvicerane tha se kompanitë po vijnë në Zvicër për të qenë në një "juridiksion më të sigurt" për rregullimin e kriptove./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë