Shendet

Pas Covid, EG.5, por studiuesit italianë thonë se ka virulencë më të ulët se Omicron

Një studim i fundit italian paralajmëron për një variant të ri të Covid i riemërtuar EG.5, porse nuk është "më i rrezikshëm" se mutacionet e tjera të virusit të analizuara deri më tani.

Hulumtimi, i cili do të publikohet në Journal of Medical Biology, u krye nga tre mjeke dhe studiues italianë

Pandemia ka marrë fund, siç zyrtarizoi edhe OBSH disa muaj më parë duke i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme globale.

Varianti Eris, i dyti më i përhapur në mbarë botën dhe i pranishëm me 10% në Itali, "ka një virulencë më të ulët se variantet e tjera të Omicron, megjithëse ka shfaqur një prevalencë në rritje".

Varianti sipas studiuesve nuk duhet të shqetësojë pasi ka një virulencë edhe më të ulët se Omicron, që na ka mbajtur “shoqëri” vitin e fundit.

Por studimi është i nevojshëm për të “siguruar dhe shmangur alarmin – shpjegon një nga nënshkruesit e këtij studimi.

Potencialet e membranës të këtij virusi tregojnë se nuk është më ngjitës ose më virulent.

Shpejtësia e mutacionit është e barabartë me atë të 'Arturo' dhe 'Kraken'".

Arturo mbetet dominues pavarësisht nga rritja e variantit të ri, i cili gjithashtu mund t’i zërë vendin, por nuk shqetëson popullatën.

Kraken në anën tjetër është ’i rrethuar’ nga EG .5.

Duke marrë parasysh të dhënat gjenetike dhe strukturore të paraqitura për Sars-CoV-2, EG.5 aktualisht nuk ka asnjë provë që tregon se ka rrezik të lartë ose kapacitetin e mundshëm për tu zgjeruar së tepërmi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë