Moti

Pas Ciaran nisin sonte 2 stuhi të tjera

Nga Gazeta Si- Pas stuhisë Ciaran që preku Europën dhe vendin tonë javën e shkuar, dy stuhi të tjera priten të nisin në vend dhe Europë.

Meteorologët kanë deklaruar se duke nisur nga mbrëmja e sotme, do fillojë stuhia e parë, ku reshjet e shiut do jenë më të dukshme në zona si Lezhë dhe Shkodër.

Dita e mërkurë është parashikuar të jetë me rrebeshe shiu në pjesë më të madhe të territorit, ku për shkak se toka është e mbingopur nga reshjet e javës së shkuar, mund të shfaqen problematika në qytetet që rrezikojnë më shumë.

Ndërkohë, pas një pauze ditën e enjte, reshjet do të rinisin ditën e premte dhe të shtunën. Të dielën do të ketë përmirësim të motit.

Stuhia Ciaran ishte më e forta që nga viti 1987 për disa pjesë të Europës Perëndimore, ku ndërruan jetë të paktën 12 njerëz dhe shkaktoi dëme të mëdha, duke ndërprerë energjinë për 1.2 milionë banorë në Francë dhe duke ndërprerë qindra fluturime.

Ndërsa në Shqipëri, stuhia Ciaran solli përmbytje në shumë qytete, duke bllokuar rrugët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë