Shendet

Pas 50 vitesh, rikthehet në Itali mushkonja e malaries

Mushkonja e malaries 'Anopheles sacharovi' është rikthyer në Pulia pas 50 vitesh, çka ka vënë në alarm ekspertët.

50 vjet më parë, Italia u shpall një vend pa malarie nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Kjo është një tjetër shenjë shqetësimi për ndryshimet që po shkaktojnë klima dhe modifikimet e mjedisit. Sigurisht që nuk po flasim për një rrezik të menjëhershëm të kthimit të malaries në Itali. Por është një paralajmërim që kërkon marrjen e masave serioze”, thotë Pier Luigi Lopalco, profesor në Universitetin e Salentos.

Siç shpjegojnë autorët e studimit, hetimi u krye në zonat përreth zbulimit të parë, duke u fokusuar në fermat e kafshëve, stallat e kalërimit dhe vendet e mundshme të shumimit. Mushkonjat e rritura u mblodhën në disa zona natyrore dhe rurale.

Nga 11 vendet e analizuara, 6 rezultuan pozitive për praninë e Anopheles. Të 20 ekzemplarët e Anopheles maculipennis të mbledhura në zona u identifikuan si Anopheles sacharovi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë