Futboll

Partizani zyrtarizon brazilianin Da Silva, shkëlqeu me Vllazninë

Gazeta Si - Partizani më në fund ia ka arritur qëllimit të afrojë brazilianin Viktor Da Silva. Lojtari që shkëlqeu me fanellën e Vllaznisë ishte një nga objektivat kryesorë të klubit të kuq dhe tashmë është konkretizuar.

“Partizani njofton afrimin e Viktor Da Silva në skuadër. Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. 27-vjeçari brazilian, pas 2 sezoneve te Vllaznia dhe eksperiencës së shkurtër në Qipro, ka firmosur një kontratë dyvjeçare me 16 herë kampionët e Shqipërisë”, - shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit Partizani.

Viktor Da Silva prezantohet te Partizani. Gazeta Si, 18 gusht 2022

Afrimi i Da Silvës u komplikua për shkak të kalimit të tij në Qipro. Megjithatë, drejtuesit e Partizanit e gjetën mënyrën për ta veshur atë me fanellën e kuqe.

Për merkaton duhet thënë se edhe Tirana ka afruar së fundi një sulmues Brazilian dhe pret edhe ndonjë përforcim të fundit. Vllaznia ka ende pezull çështjen e Esat Malës, ish-lojtarit të Partizanit, që është ‘peng’ i dokumentacionit me klubin turk, që ka kartonin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë