Futboll

Partizani ‘shkurorëzohet’ që në start, Kukësi merr hak për Superkupën

Ka filluar Superliga Shqiptare sot me ndeshjen Kukësi – Partizani në “Elbasan Arena”. Përballja mes dy ekipeve që e mbyllën të parat edicionin e shkuar dhe disa ditë më parë dyluftuan për Superkupën i ka pasur të gjitha. Kartona, gol, penallti dhe lojë me ritëm të kënaqshëm për gushtin, ndeshja e sotme tregoi se këto dy skuadra do të luftojnë deri në fund për titullin kampion.

Stadiumi "Elbasan Arena" i zbrazur per ndeshjen e pare te kampionatit Kukesi-Partizani - Gazeta Si, 23 gusht 2019

Me një “Elbasan Arena” të zbrazur, saqë nëse nuk do e dijë se luajnë dy ekipet më të mira të Shqipërisë, mund të mendoje se është ndeshje të rinjsh, sfida nisi me marsh të lartë që në minutat e para. Kukësi kërkoi që të imponohet që në start, por hasi në inkursionet e shpejta të Partizanit, që doli disa herë i rrezikshëm, por pa mundur të jetë konkret.

Me kalimin e minutave, Kukësi i mori frenat e lojës në dorë dhe nuk do të vononte shumë goli. Ishte Vasil Shkurtaj, që pas gabimit të Boldor që shkaktoi penallti, nuk do të gabonte për ta çuar topin në rrjetë, 1-0.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/2458576644203749/
Momenti i golit te Kukesit - Gazeta Si, 23 gusht 2019

I gjendur në disavantazh, pjesën e dytë, Partizani do të fillonte më agresiv. Çinari dhe Braun i afrohen disa herë portës, por pa qenë vendimtarë në gjuajtjet e tyre. Partizani ishte i gjithi në sulm në ato minuta, ndërsa Kukësi zgjodhi taktikën e kundërsulmeve, duke mbrojtur këtë fitore shumë të vlefshme në startin e kampionatit.

Deri në fund ekipi i Franko Lerdës nuk e bëri do mrekullinë, ashtu siç bëri një javë më parë në Superkupë, duke i dhënë mundësinë Shpëtim Duros të hakmerret shumë shpejt për disfatën e së dielës së shkuar.

Kukësi: Avdyli, Obanor, Teqja, Lulaj, Musta, Maliqi, Et’hemi, Musolli, Limaj, Gavazaj, Shkurtaj. Trajner: Sh. Duro

Partizani: Hoxha, Boldor, Belica, Bitri, Trashi, Mala, Telushi, Broja, Kordeiro, Braun, Bardhi. Trajner: F. Lerda


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë