Futboll

Partizani nuk ndalet as në Ballsh, Teuta shkarkon Arapin

Gazeta Si – Me një gol të të zakonshmit Xhuljano Skuka, Partizani ka marrë fitoren e radhës në Ballsh. Të kuqtë fituan 0-1 në fushën e Bylisit dhe pas tri javësh kryesojnë me pikë të plota.

Pas gjysmë ore lojë, Skuka realizoi golin që pati vlerën e tri pikëve për Partizanin. Skuadra e drejtuar nga trajneri Kolela e administroi mirë avantazhin deri në fund, duke kaluar me sukses një transfertë të vështirë.

Renato Arapi largohet nga Teuta. Gazeta Si, 4 shtator 2022

Ka ardhur ndërkohë shkarkimi i parë në Superiore. Teuta ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Renato Arapi pas nisjes së dobët të kampionatit. Durrsakët kanë vetëm 2 pikë, pas dy barazimesh dhe një humbje. Për momentin nuk dihet kush do të jetë trajneri i ri.

Në ndeshjet e javës së tretë të Superiores, rezultat surprizë ishte edhe humbja e Laçit në fushën e tij me Egnatian, me rezultatin 0-1. Kurbinasit kanë pësuar humbjen e dytë radhazi dhe ndoshta edhe pozitat e malazezit Dejan Vukiçeviç kanë nisur të lëkunden.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë