Futboll

Partizani ndeshet sot me surprizën Erzeni, rasti për shkëputje

Gazeta Si – Partizani me 3 fitore në tri javë dhe Erzeni pa asnjë humbje përballen sot në “Elbasan Arena”, në orën 17:45. Pritet një ndeshje interesante, me të kuqtë favoritë për fitore.

Nëse skuadra e drejtuar nga trajneri Kolela merr fitoren e katërt radhazi, do të krijonte një shëkputje të konsiderueshme në renditje, edhe pse është java e 4-t e Superiores. Partizani ka 9 pikë, ndërsa Vllaznia dhe Egnatia, dy ndjekësit më të afërt, kanë nga 6 pikë. Një tjetër fitore sot në Elbasan, do të thotë dyfish i pikëve për të kuqtë.

Por me atë që ka treguar Erzeni në këto javë të para, nuk do të jetë aspak e lehtë për Partizanin. Edhe pse patën shumë vështirësi në organizim, shijakasit goditën në shenjë me lojtarët që afruan dhe në 3 javë kanë 1 fitore dhe 2 barazime.

Po sot, në orën 15:00, luhet ndeshja tjetër mes Laçit dhe Bylisit. Kurbinasit vijnë pas dy humbjesh dhe duhet të reagojnë patjetër për të mos i komplikuar më tej pozitat e tyre dhe trajnerit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë