Futboll

Partizani kampion përtej fushave, apel për 14-vjeçarin e aksidentuar

Partizani i sezonit të ri nuk e nisi me marsh kampioni, duke u mposhtur që në ndeshjen e parë me Kukësin në “Elbasan Arena”. Por një klub futbolli nuk është i madh, kur është i suksesshëm vetëm brenda fushës së lojës, por edhe jashtë saj. Dhe Partizani e ka dëshmuar më së miri këtë gjë, duke treguar disa herë që di të përqafojë kauza sociale.

Së fundmi klubi kryeqytetas ka nisur në rrjetet sociale një fushatë në ndihmë të një djali 14-vjeçar që aktualisht është në gjendje kome. Renis Muça ndodhet në Spitalin Ushtarak prej gati një muaj dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, pasi dëmtimet që ka marrë në tru kanë lënë pasoja të mëdha.

“Familjarët bëjnë apel për ndihmë, pasi gjendja e tyre ekonomike e ka të pamundur ta përballojë kurimin e tij. FK Partizani Albania dhe familjarët e Renisit kërkojnë ndihmën tuaj, Të bëhemi bashkë, të shpëtojmë Renisin!”- shkruhet ndër të tjera në postimin e Partizanit në instagram, që e shoqëron me foton e djalit që mban një shall të “demave” në stadiumin “Selman Stërmasi”

Më tej klubi i kuq në këtë postim me karakter social jep edhe detajet se si mund të ndihmohet ky fëmijë përmes llogarive bankare.

Postimi i plotë:

https://www.instagram.com/p/B1lgxktHdMp/?utm_source=ig_web_copy_link

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë