Futboll

Partizani fitore titulli me Skënderbeun, Flamurtari afrohet me Europën

Pas asaj humbje shokuese me Luftëtarin në fundjavë, Partizanin është rikthyer te fitorja në kampionat. Këtë herë “demat” e Skënder Gegës kanë mposhtur Skënderbeun me rezultatin e pastër, 2-0. Ndërkohë me fitore ka vijuar edhe këtë mesjavë, Flamurtari që ka gjetur ritmin e duhur drejt Kupave të Europës. Vlonjatët mposhtën në shtëpi Teutën e Durrësit në shifrat 2-1.

Përballja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” ishte si një hakmarrje për Partizanin që në fazën e dytë ishin mposhtur po 2-0 nga ekipi korçar. Për kryeqytetasit shënuan Belica dhe Asani, me nga një gol në çdo pjesë. Partizani e dëshironte me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje, pasi në tre takimet e fundit mes kampionatit dhe Kupës, kishte marrë dy humbje dhe një barazim. Skënderbeu që deri në dhjetor arriti të rivalizonte me Partizanin, tashmë duket i dorëzuar edhe për zonën e Europës dhe në këtë ndeshje nuk ka bërë asgjë për të dalë të paktën me një pikë.

Ndërkohë në Vlorë është zhvilluar një përballje direkte për zonën e Europës. Flamurtari ia ka dalë të mposhtë Teutën e Bledi Shkëmbit, që pas kësaj disfate rrezikon largimin nga pankina durrsake. Flamurtari e gjeti shumë shpejt golin, që në minutën e 3-të me anë të Andi Ribajt. Më pas ishte Xhevahir Sukaj, ai që dyfishoi për ekipin e Ilir Dajës dhe golit të Traore në minutën e 65’ për Teutën, iu kundërpërgjigj Batha në fund e ndeshjes me anë të një penalltie. Me këtë fitore Flamurtari ngjitet në vendin e tretë në renditje me 44 pikë, duke lënë pas pikërisht Teutën që tashmë ka 1 pikë më pak.

 

Më Shumë