Futboll

Partizani barazon sërish, rezervat japin shpresë

Viti 2019 po duket shumë i mbarë për Partizanin, të paktën sa i takon ndeshjeve miqësore. Pas barazimit me Sivaspor tre ditë më herët, “të kuqtë” kanë marrë një tjetër barazim po në shifrat 1-1, por këtë herë ne Antaliaspor. Përballja me ekipin e vendit të tretë në Superligën e Turqisë nuk filloi mirë për ekipin e Partizanit. Që në minutën e 2’ do të vinte goli i Sink për turqit e Antaliaspor.

Por ky gol i shpejtë nuk do të thoshte se Partizani duhej të dorëzohej, pasi skuadra e Gegës e mori veten dhe arriti te reagonte. Trajneri Skënder Gega, ndryshe nga miqësorja me Sivasporin, ku Partizani barazoi 1-1, vendosi t’u japë shansin e aktivizimit nga minuta e parë lojtarëve të stolit dhe të ardhurve në merkato, me përjashtim të kapitenit Egzon Belica. Ai e nisi ndeshjen me këtë formacion: Xhika, Ferati, Belica, Bitri, Kalari, Kote, Kodra, Mensah, Hyseni, Çinari, Jusufi. Qëllimi ishte për të parë se cili nga këta lojtarë mund të jetë i gatshëm për të luajtur titullar, nëse do të jetë nevoja.

Edhe pse rastet nuk munguan, goli i barazimit nuk do të vinte në pjesën e parë për shkak edhe të eksperiencës së lojtarëve që kishin zbritur në fushë që nga minuta e parë. Me të nisur pjesa e dytë, Partizani do të barazonte me anë të Jurgen Bardhit në minutën e 49’. Sigurisht ndryshimi i rezultatin dhe lojës erdhi sipasojë e zëvendësimeve që bëri Gega, i cili në pjesën e dytë ai aktivizoi edhe Hoxhën, Ibrahimin, Atandën, Trashin, Telushin, Malën, Hilën, Bardhin, Cardoson, Asanin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë