Ekonomi

Parashikohet recesioni më i keq që prej 2009-s për Gjermaninë

Këshilluesit e qeverisë gjermane parashikojnë që pandemia e koronavirusit do t’i japë kombit gjerman reçesionion më të keq që prej krizës financiare botërore.

Sipas një raporti të publikuar nga Këshilli Gjerman i Ekspertëve Ekonomikë edhe nëse shumica e kufizimeve e bizneseve dhe qarkullimeve anullohen në mes të majit, ne mënyrë që t’i japë ekonomisë kohë të rikuperohet në verë, përsëri prodhimi i brendshëm pritet të reduktohet me 2.8% këtë vit.

Nëse kufizimet e qeverisë dhe ndalesa e prodhimit vazhdojnë akoma, ekonomia mund të kontraktohet me 5.4% dhe prodhimi i brendshëm të jetë më i keqi që prej 2009-ës.

Këshilli gjerman shprehet se masat tradicionale për të stimuluar në periudhë afat-shkurtër ekonominë nuk duken premtuese duke qënë se izolimi ka paralizuar pjesë të mëdha të ekonomisë. Ata shprehen se qeveria duhet të mendojë e të fokusohet në drejtimin e biznesit dhe pritshmërive të familjeve, pas periudhës së heqjes së masave izoluese, në mënyrë që të përshpejtohet rikuperimi i ekonomisë.      

Kjo përfshin komunikimin në kohë mbi atë se çfarë mjetesh do të vihen në dispozicion dhe duke sqaruar se cilat kritere duhet të përmbushen në mënyrë që kufizimet aktuale të zhduken.

Gjithashtu ekspertët gjermanë thonë se një angazhim i qartë në nivelin euro-zonës për të siguruar instrumente shtesë fiskale, nëse është e nevojshme, mund të ndihmojë gjithashtu në stabilizimin e tregjeve financiare.

Kjo mund të përfshijë përdorimin e fondit të shpëtimit të bllokut, Mekanizmin Europian të Stabilitetit (European Stability Mechanism) dhe blerjet e obligacioneve nga Banka Qendrore Evropiane përmes programeve të krizave të tilla si Transaksionet Monetare të Menjëhershme (Outright Monetary Transactions).

Ndërkohë BQE (Banka Qëndrore Europiane) ka hyrë në levizje me paketa sitmuluese së bashku me qeverinë gjermane e cila ka premtuar se do të bëjë çmos për të mbrojtur punonjësit e saj.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë