Bursa

Parashikimi javor i ‘SI’ për bursat: Euro, Bitcoin dhe nafta në rënie

Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën vlerën 1.0386 trenda do të jetë negative në target 1.0266. Tregtimi mbi vlerën 1.0386 do të ndiqej nga tentativa e testimit të rezistencës 1.041.

Për sa kohe GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.241 trenda do të jetë rënëse me target 1.235. Reagimi negativ ndaj tij e thellon rënien në 1.23. Tregtimi mbi vlerën 1.241 e avancon korrektimin drejt rezistences 1.2435.

Për sa kohe USD/JPY do të tregtohet mbi vlerën 154.85 trenda do të jetë pozitive me target 156 4. Tregtimi nën vlerën 154.85 hap rrugën për thellim të rënies drejt suportit 152.5.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 44700 trenda do të jetë bearish me objektiv 43900, reagimi negativ ndaj të cilës e thellon rënien drejt suportit 43500.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 72.82 trenda do të jetë negative me target 71.5. Tregtimi mbi vlerën 72.82 do të ndiqej nga avancim i mëtejshëm drejt rezistencës 74.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 98120 trenda do të jetë bearish me target 88200. Tregtimi mbi vlerën 98120  e avancon lëvizjen drejt rezistencës 98750, reagimi pozitiv ndaj së cilës do të hapte rrugën për testimin e rezistencës së radhës 100600.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë