Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku do të jenë dominuese në vendin tonë edhe gjatë ditës së premte.
Parashikohet që deri në orët e mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, por më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa pasditja dhe kryesisht mbrëmja do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat veriore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




