‘Paqe’ mes tre futbollistëve të Kombëtares shqiptare që luajnë në Serinë A, Berat Gjimshitit dhe Elseid Hysajt e Tomas Strakoshës. Lacio-Atalanta ka përfunduar në barazim 0-0 dhe të tre këta futbollistë ishin titullarë, vetëm Hysaj u ndërrua në pjesën e dytë.
Gjimshiti, me sa duket, nuk bënte pjesë në grupin e futbollistëve të infektuar nga Covid-i tek Atalanta, e përgjysmuar në këtë ndeshje. Gasperinit i mungonin shumë titullarë dhe u detyrua të aktivizonte nga minuta e parë të rinjtë Skalvini dhe Pikoli.

Për Lacion është një rast i shpërdoruar, pasi ishin të gjitha mundësitë për të marrë tri pikët. Xakanji ishte pa fat, pasi goditi shtyllën.
Hysaj dhe Gjimshiti u vlerësuan me notën 6.5 për paraqitjen e bërë në këtë ndeshje, kurse Tomas Strakosha me notën 6. Barazimi sigurisht që ka kënaqur më shumë Gjimshitin, një nga kolonat kryesore të Kombëtares dhe Atalantës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.