Kryendeshja e javës së 34-të të Serisë A mes Interit dhe Juventusit është mbyllur në barazim 1-1. Derbi i Italisë, ka qenë një reklamë e vërtetë për futbollin italian, duke një futboll shumë intensiv për gjatë gjithë 90 minutave. Kjo pikë për Juventusin ishte e panevojshme, duke qenë se tashmë është shpallur matematikisht kampion i Italisë, ndërsa për Interin duhej fitorja në luftën për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Goli i Naingolan që në fillimin e ndeshjes i dha një start spektakolar ndeshjes, ku më pas do të ishin të shumta rastet për të dyja ekipe, por që nuk u shfrytëzuan siç duhet. Juventusi kërkoi ta barazonte që në pjesën e parë takimin, teksa Interi dështoi që të shënonte golin e sigurisë.
Në pjesën e dytë, pasi rritin presionin në portën e Handanoviç, Kristiano vuri firmën e tij në këtë sfidë. Me një predhë të vërtetë nga jashtë fushe, sulmuesi portugez mposhti portierin zikaltër dhe çoi sfidën në barazim. Me këtë gol ndeshja do të vulosej në 1-1 deri në fund, duke iu dhënë të dyja ekipeve nga një pikë që nuk iu bën punë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.