Futboll

Papa Françesku i dhuron Mesit fanellën e autografuar të Athletica Vaticana

Është një dedikim dhe një "bekim" ajo që Papa Françesku ka shkruar për Lionel Mesin, në një fanellë të Athletica Vaticana. Kjo fanellë i është dorëzuar Mesit më 23 janar nga monsinjor Emanuel Gobiliard, piskop i Lionit dhe i ngarkuar nga Konferenca episkopale franceze për Olimpiadën e Parisit 2024.

Vjen kështu një 'shkëmbim fanellash’ mes Papës dhe futbollistit argjentinas. Në fakt, më 18 tetor kryeministri francez Jean Castex i kishte çuar për dhuratë Papa Françeskut pikërisht fanellën e Mesit me numër 30, atë të PSG-së, me një autograph të dedikuar.

“Mesi dhe unë jemi lutur bashkë, ai më ka treguar se sa i rëndësishëm është besimi për të”, - ka thënë piskopi francez. Me monsinjor Gobiliard, Athletica Vaticana çon përpara impenjimin e një vizioni të sportit shpirtëror, gjithëpërfshirës dhe solid, veçanërisht para Olimpiadës së Parisit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë