Kombetarja

Panuçi reziston: Tifozët kanë të drejtë, por kjo është skuadra

Pas humbjes në këtë ndeshje të parë eliminatore të kampionatit europian me Truqinë, për mediet ka folur trajneri i kombëtares Kristian Panuçi. Tekniku italian u duk i vetëdijëshëm për cilësitë e ekipit të tij, duke thënë se ky është grupi që ne kemi dhe nuk mund të kërkojmë dot më shumë. Për trajnerin e kombëtares, loja u humb më tepër për faj të gabimeve të ekipit tonë dhe për shkak të mos të shfrytzimit të rasteve e pjesës së parë.

“Krijojmë pak, nuk bëjmë gol nuk shkojmë para portës. Kundërshtari shënoi dy gola në dy raste. Kjo është skuadra, kemi falur dy gola. Kërkuam të japim disa ekuilibra. Sadiku nuk ishte në formën e duhur edhe Roshi. Pjesën e parë e nisëm mirë dhe krijuam raste por erdhi goli i parë dhe rezultati tregon se ishin ata që na shënuan. Në pjesën e dytë treguam shumë pak dhe diferenca fizike ka qenë shumë e dobët me vetëm një gjuajtje portë. Në pjesën e parë kishim mundësi por nuk mundëm të shënonim.”- tha trajneri i kombëtares.

Trajneri Panuçi ka komentuar edhe koret e tifozëve e tifozëve gjatë ndeshjes, sidomos pas pësimit të golit të dytë. Ai tha se i mirëkupton tifozët, por se kjo është gjendja e ekipit me të cilin ai punon. “E respektoj publikun, por këta janë lojtarët që do të vazhdojmë në ndeshje të tjera. E kuptoj publikun që acarohet dhe shpresoj të reagojmë. Është e vështirë, sot futa 2 sulmues në lojë, por nëse nuk shënojnë, këto janë lojtarët, kjo është skuadra.”- tha Panuçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë